Inzaghi “kyç” gojën, CEO i Salernitanës: Jemi të penalizuar, mungon kartoni i kuq për Gattin

Salernitana pësoi disfatë 1-2 në shtëpi ndaj Juventusit, ndërsa pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Salerno, Filippo Inzaghi nuk preferoi të dilte në konferencë. CEO i Salernitantës, Maurizio Mian, për DAZN u shpreh se klubi është i zemëruar me vendimet e arbitrimit.

Vendasit mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Maggiore u ndëshkua me karton të kuq në fillimin e pjesës së parë.

“Inzaghi është shumë i zemëruar për disa episode shumë të dyshimta, pra për vendime të arbitrave. Ne besojmë se në aksionin që çoi te  kartoni i kuq i Maggiore ka pasur një faull  të mëparshëm ndaj një prej lojtarëve tanë që do të kishte dërguar në kartonin e kuq të Gattit. Ne ndihemi të penalizuar” – Tha Mian. Kujtojmë që arbitër në Salernitana-Juventus ishte Guida.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Inzaghi “kyç” gojën, CEO i Salernitanës: Jemi të penalizuar, mungon kartoni i kuq për Gattin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook