Një 52-vjeçar është gjendur i pajetë mbrëmjen e sotme në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet.
Sipas Policisë së Tiranës ai është gjendur brenda një pallati të pabanuar pa shenja jete.
Mga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.01.2024, në rrugën “Njazi Meka”, në një pallat të pabanuar, është gjetur pa shenja jete, shtetasi G. F., 52 vjeç. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.