Dyshohet se u ekzekutua në banesë me snajper, policia jep detaje për vrasjen e 22-vjeçarit në Vlorë

Dyshohet se u ekzekutua në banesë me snajper, policia jep detaje

Një i ri ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pasi është qëlluar për vdekje me snajper. Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë Poliklinikës së qytetit, ndërsa viktima është një 22-vjeçar i identifikuar si Gezim Sinomataj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri”, ndërsa 22-vjeçari G. S. ndodhej në banesën e tij.

Viktima është një emër i njohur për policinë, pasi dy vite më parë i vendosën tritol në makinë. Në lidhje me ngjarjen u vunë në pranga 3 persona.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes i cili dyshohet se është larguar në këmbë nga vendngjarja.

“Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë”-njoftoi policia.

Dyshohet se u ekzekutua në banesë me snajper, policia jep detaje për vrasjen e 22-vjeçarit në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook