Policia e Vlorës ka dhënë të tjera detaje në lidhje me vrasjen e të riut mbrëmë, i cili u qëllua me snajper në banesën e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”.
Nga sulmi i vrarë mbeti Gëzim Sinomati. Ndërkohë, autorët e krimit pasi u larguan nga vendi i ngjarjes, dogjën mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.
NJOFTIMI I POLICISË
Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç.
Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.
Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.
Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët. Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.
()