Mançester Siti i Pep Guardiolës nuk ka ndër mend të ndalet më dhe kur kanë mbetur vetëm 2 javë nga fundi i Premier Ligës, ka vënë një dorë te titulli kampion i radhës.
Sot erdhi një fitore shumë e rëndësishme me rezultatin 5-1 ndaj Ullvërhempton për të krijuar edhe një herë diferencën prej 3 pikësh nga Liverpuli që e ndjek në klasifikim. Protagonist absolut i ndeshjes ishte Kevin De Bryjn, i cili shënoi 4 gola për skuadrën e tij.
Ndërkohë, në rezultatet e tjera bie në sy fitorja 3-0 e Çelsit ndaj Lids, duke afruar për skuadrën e Tomas Tyhel kualifikimin për në Ligën e Kampioneve. Mes autorëve të golave ishte edhe Romelu Lukaku.
REZULTATET
Lids-Çelsi 0-3
4′ Maunt. 55’ Pulishiç, 83′ Lukaku
Leister-Noruiç 3-0
54’, 62’ Vardi, 70’ Medison
Uotford-Everton 0-0
Ullvërhempton-Mançester Siti 1-5
11’ Dondonker / 7′, 10’, 24’, 60’ De Bryjne, 84’ Sterling
Arena e Lajmit