Nga Serie A te Champions, Inzaghi-n tani e pret “ferri”. Pioli gjen “paqe”, Milani i tij jep garanci (VIDEO)

2024 nisi me emocione të forta në Serie A, me polemika, me gola dhe me fitore të çmendura, mbi të gjitha për Inter dhe Juve që vijojnë betejën e tyre në distancë. Inter bëri me zemër tifozët zikaltër duke marrë një fitore me shumë emocione, por dhe shumë të kontestuar përballë Verona-s. Përtej polemikave, fakt është që Inter e mbylli në krye, si kampion dimri, plus dy pikë në raport me Juven.

Simone Inzaghi nuk ka kohë për të festuar pasi është i vetëdijshëm se tani e pret një maratonë e gjatë, një luftë e gjatë në shumë fronte, ndryshe nga Juve. Inzaghi duhet të mbaj larg “Zonjwn e Vjetwr” në Serie A, duhet të mbrojë Superkupën e Italisë, ndërsa i duhet të kalojnë edhe 1/8 e Champions League ku i sfidon Atletico Madrid. Lajmi i mirë është që grupi është i plotë dhe në gjendje të mirë.

Me fitore e mbylli edhe Milani gjysmën e parë të sezonit, me 39 pikë, 35 gola të shënuar, 20 të pësuar. Ndjesitë janë se ky ekip mund të bënte më mirë, por në shifra Milani ka një pikë më shumë se një vit më parë dhe tre pikë më pak në raport me vitin kur fitoi titullin. Për momentin, Stefano Piolo mund të qëndrojë i qetë pasi zona Champions duket e sigurt, lojtarët e dëmtuar po rikthehen ndërsa të rinjtë po përshtaten mirë.

()

Arena e Lajmit

Nga Serie A te Champions, Inzaghi-n tani e pret “ferri”. Pioli gjen “paqe”, Milani i tij jep garanci (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook