Instituti i Shëndetit Publik këshillon qytetarët: Ja katër mënyra si të mbroheni nga gripi

Instituti i Shëndetit Publik këshillon qytetarët: Ja katër

Instituti i Shëndetit Publik ka këshilluar qytetarët të bëjnë kujdes në këtë periudhë ku gripi ka prekur shumë qytetarë.

Gripi është sëmundje kalimtare për shumicën e njerëzve, por ISHP thekson se në disa raste, shkakton ndërlikime të rënda dhe deri në vdekje ndaj duhet të bëni kujdes.

ISHP ka renditur dhe disa këshilla që duhet të ndjekin qytetarët për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Njoftimi i ISHP:

Për shumicën e njerëzve gripi është një sëmundje kalimtare, por në disa raste, shkakton ndërlikime të rënda dhe deri në vdekje ndaj duhet të bëni kujdes.

Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjatë teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit. Në raste më të rralla, një individ mund të infektohet duke prekur objekte të ndotura me virusin e gripit dhe më pas ai i kalon në gojën apo në hundën e tij me duart e infektuara.

Ja disa këshilla që duhet t’i merrni në konsideratë për t’u mbrojtur nga gripi:

-Kollituni ose teshtini duke përdorur parakrahun ose krahun

-Lani rregullisht duart

-Mbani maskë mbrojtëse

-Përdorni shami me një përdorim kur teshtini ose kolliteni.

Instituti i Shëndetit Publik këshillon qytetarët: Ja katër mënyra si të mbroheni nga gripi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook