Ministria e Kulturës në varësi të Ekonomisë, Zhupa: Zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu. Udhë të mbarë Elva Margariti 

Duke reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkrirjen e disa ministrive dhe krijimin e një të reje ku përfshihet ekonomia dhe kultura për deputetet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha se vendimi është zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune.

Si një nga kundërshtaret më të zëshme kundër koncesionit të Butrintit, deputetja Zhupa, tha se ministrja në ikje e Kulturës, Elva Margariti, do të qëndrojë edhe për kohë në bordin e këtij koncesioni derisa të dalë vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese.

Reagimi:

Bashkimi i kulturës me ekonominë, zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune.

Shqipëria e trajtuar si plackë, ku nuk shpëton as kultura, shprehet qartësisht me këtë vendim.

Udhë të mbarë Elva Margariti, nuk do na mungosh fare, të përdorën si vrasëse të kulturës dhe të hodhën poshtë duke të shkrirë edhe ministrinë. Je kurbani i rradhës.

Tani vazhdo edhe ca ditë në bordin e koncesionit të Butrintit sa të dali vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese dhe turpin ta lajnë me heqjen tënde.

Do votoj me të dyja duart që të ikësh ti nga kultura.

Gonxhja i Ramës do jetë edhe më keq se Margariti jam e bindur por përballë do na ketë hap pas hapi.

Arena e Lajmit

Ministria e Kulturës në varësi të Ekonomisë, Zhupa: Zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu. Udhë të mbarë Elva Margariti 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook