Vëllai i Xhemal Lokës jep një tjetër version: S’kishte dhunë në çift! Armën e vunë pas ngjarjes

Vëllai i Xhemal Lokës jep një tjetër version: S’kishte

Fatmir Loka, vëllai i Xhemal Lokës, bashkëshorti i Bedrie Lokës, e cila u vetëvra pak ditë më parë, në një prononcim për media tha se vëllai i tij është i pafajshëm. Ai tha se shkak i vetëvrasjes ishte TikTok-u, që ia kishte hapur goca e tezes së saj, ndërsa sipas tij nuk kishte dhunë në çift.

“Shkak i vetëvrasjes është TikT0k, që ia ka hapur goca e tezes së saj. Nuk kishte asnjë lloj dhunë në çift“, tha Fatmir Loka. Ndërsa për armën e gjetur në banesë, ai tha se armën e kanë vënë pas ngjarjes dhe se do ta denoncojë.

“Ta gjejnë se kush e ka futur armën, nuk ka patur armë në banesë. Nuk mundem ti vë gisht dikujt. Ata që e kanë vënë ta gjejë policia. Do të denoncojmë për armën se kush e ka vendosur”, -tha ai. “Fëmijët janë në shtëpi të vet. S’kam pasur kohë, pasi kam dashur të kërkoj të drejtat e vëllait tim. Me familjarët e të ndjerës kemi pasur komunikim vetëm nëpërmjet mediave. Kam kërkuar që të shkoj edhe të pi kafe te vëllezërit e Bedries por nuk më kanë pranuar”, tregon ai.

 

Vëllai i Xhemal Lokës jep një tjetër version: S’kishte dhunë në çift! Armën e vunë pas ngjarjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook