“Kjo është një qeveri e kitsch-it”, Jorida Tabaku për formatimin e ministrisë: Askush nuk mund të kuptojë se çfarë e lidh ekonominë dhe kulturën?!

Pas vendimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama për krijimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inonvacionit, deputetja e opozitës, Jorida Tabaku, thotë se askush nuk mund të kuptojë se çfarë e lidh ekonominë dhe kulturën.

Reagimi: 

Qeveria e Kitsch-it!

Filozofia e një qeverie tregon prioritetet e saj. Bashkimi i portofolit të Financave me Ekonominë nuk ka qenë aspak një lëvizje e mençur dhe as vizionare. Kjo, nëse për vizion kemi zhvillimin ekonomik dhe jo përqendrimin e koncesioneve dhe PPP-ve tek superministri që sot nuk dihet nga ndodhet. Fatkeqësisht, megjithëse individët zhduken filozofia e gabuar dhe vizioni i pakuptimtë vazhdon të qeverisë.

Askush nuk mund të kuptojë se çfarë e lidh ekonominë dhe kulturën?! Askush nuk e kupton se si mundet një ministri e madhe që merret me politikat ekonomike të merret dhe me ruajtjen e monumenteve të kulturës?! Askush nuk e ka të qartë se si mund të drejtojë një ministër si sektorin e ekonomisë duke e shndërruar më konkuruese dhe gjithashtu edhe të ketë nën varësi Teatrin e Operas dhe Baletit?! Se si mund të bëhet një mbledhje me prioritetin e zhvillimit të inovacioneve dhe më pas të vazhdohet me një mbledhje me drejtorinë e Kulturës për çështjen e Teatrit?! Pakkush mund ta ketë të qartë se si politikat e thithjes së investimeve të huaja mund të lidhen me festivalin folklorik apo me politikat e nevojshme për librin dhe jo vetëm?!

Përgjigjet e gjithë sa më sipër lidhen me atë që quhet “Kitsch”. Kjo është një qeveri e kitsch-it. E dehur nga një sukses që nuk e meriton! E vetëkënaqur për një pushtet të pakufizuar që po dëmton shqiptarët!

Arena e Lajmit

“Kjo është një qeveri e kitsch-it”, Jorida Tabaku për formatimin e ministrisë: Askush nuk mund të kuptojë se çfarë e lidh ekonominë dhe kulturën?!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook