Filippo Terracciano është lojtari më i ri i Milanit. Mbrojtësi, i cili vjen nga Verona, ka firmosur një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2028. Sa i përket shifrave të transferimit, bëhet fjalë për një akord për 4.5 mln euro dhe 1 tjetër në formë bonusi!
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë në kanalet e saj zyrtare se ka blerë përgjithmonë shërbimet sportive të futbollistit Filippo Terracciano nga Hellas Verona FC. Mbrojtësi italian ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2028” – Shkruan klubi.
20-vjeçari është aktivizuar mjaft këtë sezon, pasi numëron 18 paraqitje me Veronën. Lojtari ka dalë nga akademia e Veronës dhe ka mjaft prespektivë për të ardhmen. Terracciano do të ketë mbi supe numrin 38, zgjedhje kjo e tij. Ndeshja e tij e parë në kampionat me fanellën e Milanit me gjasë do të jetë ajo ndaj Romës, me 14 janar.
(J.S/)