Nga zgjedhjet e 2025-ës, te marrëveshja për kodin zgjedhor dhe sfidat për 2024-ën, zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së qeverisë

Zbardhen detaje nga mbledhja e qeverisë, e cila këtë herë ka zgjedhur Shëngjinin për të vijuar një takim dy-ditor mes kabinetit qeveritar, drejtuesve politikë dhe përfaqësuesve të shumë institucioneve. Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për News24 tha se ka qenë kryeministri Edi Rama që ka folur i pari para të pranishmëve për vendimet e qeverisë dhe sfidat me të cilat do të përballet maxhoranca socialiste në 2024.

Pas tij, është Blendi Klosi dhe më pas kreu i grupit parlamentar të PS-së, Blendi Çuçi. Duket se kjo përzgjedhje, sipas Gjençajt nuk është e rastësishme, pasi pranverën e vitit pasardhës, zhvillohen zgjedhjet, ndërsa PS synon fitoren e një mandati të katërt. Ndërkohë, jo vetëm përgatitjet për zgjedhjet, por dhe sfidat e rëndësishme që duhet të adresohen në Kuvend, janë pjesë e diskutimeve të mbledhjes së qeverisë.

Mes tyre është dhe kodi për reformën zgjedhore, ku do të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje dhe me opozitën. Po ashtu në fokus të këtij viti është dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit. Sakaq, nesër parashikohet që dita e dytë e mbledhjes së qeverisë të nisë në orën 12:00.
()

Arena e Lajmit

Nga zgjedhjet e 2025-ës, te marrëveshja për kodin zgjedhor dhe sfidat për 2024-ën, zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së qeverisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook