Ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, ku 23-vjecari Gëzim Sinomati u ekzekutua me një plumb në kokë nga një snajper, ka vënë në lëvizje të gjithë zinxhirin ligjzbatues në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ndodhet në Drejtorinë e Vlorës, prej 24 orësh. Ai ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të hetuar ngjarjen.
Burime për Neës24 bëjnë me dije se pjesë e analizës së zhvilluar nga Rrumbullaku, janë edhe dosjet e vjetra kriminale, ndërsa po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.
Një numër i madh pamjesh filmike janë grumbulluar nga kamerat në zonë në kohën ku ka ndodhur ngjarja.
Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.
()