Stema dhe toga e gjyqtarëve, Gjykata Kushtetuese prezanton simbolet e reja

Gjykata Kushtetuese prezanton simbolet e saj të reja. Stema që do të përdoret zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese përmban simbolin e shqiponjës dykrenare me ngjyrë të artë dhe të kuqe.

NJOFTIMI I GJYKATËS
Në mbështetje të nenit 14 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 4 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, si dhe ligjit nr.8926, datë.22.7.2002 “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, Mbledhja e Gjyqtarëve ka vendosur miratimin e stemës dhe togës së re të gjyqtarëve kushtetues.

Stema që do të përdoret zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese përmban simbolin e shqiponjës dykrenare me ngjyrë të artë dhe të kuqe. Mbi kokat e shqiponjës është vendosur përkrenarja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në zemër të shqiponjës vendoset një medalje rrumbullake rreth e qark së cilës është shkruar Republika e Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese dhe nën të modelohen gjethe të dushkut me ngjyrë jeshile, të cilat simbolizojnë fuqi, drejtësi dhe ndershmëri, në qendër të së cilës ngrihet mbi një sfond blu peshorja e drejtësisë. Në pjesën mbështetëse të peshores i gdhendur viti 1992.

Gjithashtu, e konceptuar nën të njëjtën frymë është edhe toga e re e trupës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila përmban elementet e Flamurit Kombëtar dhe njëkohësisht reflekton funksionin e lartë kushtetues, institucional, intelektual dhe shoqëror të gjyqtarëve kushtetues.

Arena e Lajmit

Stema dhe toga e gjyqtarëve, Gjykata Kushtetuese prezanton simbolet e reja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook