VIDEO/ Partizani i Shehit “ndez” në Turqi, fitore me përmbysje në miqësoren ndaj Universitatea Cluj

Partizani ka triumfuar me përmbysje 1-3 ndaj skuadrës rumune të Universitatea Cluj, në miqësoren e luajtur në Antalia të Turqisë. Goli i parë i takimit erdhi pas gjysmë ore lojë. Një gafë e portierit Qirko i dhuroi mundësinë sulmuesit rumun, Daniel Popa, për të dërguar topin në rrjetë. Skuadrat shkuan me rezultatin 1-0 në dhomat e zhveshjes, ndërsa në pjesën e dytë, ekipi i Orges Shehit do futej në fushë me tjetër marsh.

Partizani vendosi ekuilibrat në minutën e 48-të, pas një penalltie të shndërruar në gol nga Tedi Cara. Të kuqtë morën zemër dhe ia dolën edhe të përmbysnin llogaritë, në minutën e 67-të, falë Sembene. Për të vulosur një herë e mirë fatin e kësaj sfide mendoi Maguette, me një gol për panoramë në të 73-tën.

Partizani tashmë, pas këtij testi, e pret ndeshja e Superligës ndaj Teutës, takim ky i programuar të luhet me datën 13 janar, me fillim nga ora 17.00. Në krahun tjetër, Universitatea Cluj përballet me FC Hermannstadt në kampionat.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Partizani i Shehit “ndez” në Turqi, fitore me përmbysje në miqësoren ndaj Universitatea Cluj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook