“Lojtar simpatik, kam luajtur ndaj tij”, Faruk Sejdini : Edhe gjermanët i përuleshin Beckenbauerit (VIDEO)

Të dielën ndërroi jetë legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer duke lënë mbrapa gjurmë të mëdha. Ish- futbollisti i Kombëtares, Faruk Sejdini, ka patur fatin të përballet ndaj tij dhe në një intervistë për Sport News në News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, ai përmend cilësitë e rralla të “ikonës” Beckenbauer.

 

 

Franz Beckenbauer, çfarë do të thotë për ty ky emër? Si e kujtoni?

Është një njeri që ka arritur rekorde. Është një njeri që ka bërë histori. Jo më kot e thërrisnin “Kaizer”. Me të vërtetë është një humbje  e madhe e futbollit.

Ju jeni përballur me Gjermaninë në vitin 1971, luanit titullarë në atë kohë, luante edhe Beckenbauer. Si e kujtoni atë sfidë.

Kur luan me këto figura si Beckenbauer apo Muller, ishte fat. Për të gjithë ne ishte fat dhe si të thuash privilegj. Unë isha i ri, por edhe Beckenbauer ishte i ri. E ndjeja që ishte një ndeshje historike për mua dhe në fakt ashtu doli. Mbaj mend që stadiumi ishte plot dhe pjesa më e madhe nuk kishin ardhur për të parë si luhej, por që kishin ardhur t’i shikonin ata si njerëz. Ishte fat të komunikoje me ata njerëz.

Çfarë lojtari ishte, çfarë e bënte të veçantë?

Ai ishte një nga burrat më simpatikë të kohës. Mbaj mend që në stadium kishte vajza dhe kishin kuriozitet për ta parë. Ky ishte një futbollist i madh. Kjo e bënte edhe më të veçantë. Thonin se nuk kishte sforco dhe luante futboll me të njëjtën mimikë. Edhe gjermanët i përuleshin Beckenbauerit.

Mediat, opinioni sportiv e ka konsideruar si mbrojtësin më të mirë në histori, po ju si e cilësoni?

Unë do thoja se është një nga mbrojtësat më të mirë, për të mos thënë më i miri. Unë e kam parë disa herë, ai ishte një lojtar që s’ka menduar asnjëherë për kundërshtarin, por vetëm për topin.

(J.S/)

Arena e Lajmit

“Lojtar simpatik, kam luajtur ndaj tij”, Faruk Sejdini : Edhe gjermanët i përuleshin Beckenbauerit (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook