VIDEO/ Rashica shtang portierin pas 4 minutash lojë, gol fantastik në Turqi

Milot Rashica ka shënuar gol në llogarinë e Besiktas, në ndeshjen e kampionatit turk ndaj Rizerspor. Takimi i mbajtur në Çaykur Didi Stadyumu (Rize) u zhbllokua pas vetëm 4 minuta lojë, pas një goditje fantastike të sulmuesit Rashica.

E majta e sulmuesit shqiptar la të shtanguar në vend portierin Akkan, i cili nuk mund të bënte asgjë tjetër, vetëm të shoqëronte topin me sy. Pas golit të Rashicës, Besiktas thelloi epërsinë, me dopietën e Semih Kilicsoy. 27-vjeçari Milot Rashica po luan sezonin e parë me këtë skuadër, ndërsa në edicionin e kaluar veshi fanellën e rivalëve të Gallatasaray.

Futbollisti ka dhënë kontributin e tij në Holandë për Vittese, në Gjermani për Werder Bremen dhe në Angli për Norwich.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Rashica shtang portierin pas 4 minutash lojë, gol fantastik në Turqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook