Davis dhuron spektakël, rikthehen Lakers, Minnesota mban kreun (VIDEO)

Pas një ecurie negative prej pesë humbjesh radhazi, Los Angeles Lakers duket se po del nga kriza, me finalistët e edicionit të vitit të kaluar të NBA që marrin fitore e dytë rresht në pak ditë.

Lakers fituan në sekondat e fundit 132-131 ndaj kanadezëve të Toronto Raptors në një ndeshje spektakolare e vendosur vetëm në fund. Një mbrëmje magjike e Anthony Davis, autor i 41 pikëve e 11 rebound, mbështetur nga LeBron James me 22 pikë e 12 asist. Gjithsesi, Lakers mbeten në vendin e dhjetë.

Në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit qëndron Minnesota, që mundi 113-92 Orlando Magic. Towns me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, që janë surpriza e këtij sezoni në NBA.

Fitorja e tretë radhazi për Memphis Grizzlies, që mundi 120-103 rivalët e Dallas Mavericks në shtëpinë e këtij të fundit. Bane me 32 pikë bëri diferencën në fushë, ndërsa 43 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Memphis i ikën fundit të renditjes, ndërsa Dallas bie në vendin e shtatë.

()

Arena e Lajmit

Davis dhuron spektakël, rikthehen Lakers, Minnesota mban kreun (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook