“Gërdeci”/ Zbardhet dëshmia e Ylli Pinarit: Ja kush e propozoi krijimin e një linje demontimi armësh

“Gërdeci”/ Zbardhet dëshmia e Ylli Pinarit: Ja kush e

Ish-drejtor i kompanisë Meico, Ylli Pinari, është një nga personat që po dëshmon sot (10 janar) në procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, për çështjen “Gërdeci”.

Pinari, i shpallur fajtor në dosjen e parë “Gerdeci”, sipas gazetares Klodiana Lala, mësohet se ka rrëfyer se ishte vënë në kontakt me Patrik Henri, përfaqësuesin e SAC, kompania qe ishte e përfshirë në demontimin e armëve, ndërsa thekson se “Meico nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit të Gërdecit si vend demontimit”.

Pinari dëshmoi se Patrik Henri kishte krijuar në Shqipëri kompaninë ‘Albademil’ ku bashkëaksioner ishte Mihal Delijorgji.

“Meico nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit të Gërdecit si vend demontimit. Fillimisht kemi pasur komunikime me e-mail. Pas shkëmbimit të informacionit Patriku propozoi krijimin e një linje demontimi. Për këtë çështje kam bërë 5 vite burg dhe kam pikëpyetjet e mia për këtë.”, tha Pinari.

“Gërdeci”/ Zbardhet dëshmia e Ylli Pinarit: Ja kush e propozoi krijimin e një linje demontimi armësh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook