Zbardhen të tjera detaje rreth vrasjes makabre të shqiptares në Greqi. Mediat greke kanë publikuar një video, ku shihen dy autorët e arrestuar për vrasjen e 41-vjeçares Gjeorgjia Murati në Selanik.
Videoja tregon partnerin 39-vjeçar të shqiptares shtatzënë dhe bashkëpunëtorin e tij duke hedhur sendet e saj personal në koshin e plehrave pas vrasjes.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin rreth orës 00:15 të mesnatës, ku ata shihen fillimisht duke ecur në rrugën e Perikleut, shumë pranë banesës ku ndodhi vrasja. Teksa vëzhgojnë me kujdes rrugën, ata hedhin qesen në koshin e plehrave për të përforcuar skenarin e zhdukjes dhe më pas largohen.