Situata në Shkodër, disa lojtarë në bisedime për rinovimin me Vllazninë

Esat Mala, Esin Hakaj dhe Geralb Smajli kanë marrë një ofertë zyrtare nga klubi i Vllaznisë për të rinovuar kontratën edhe për dy sezone të tjera. Lajmin e ka konfirmuar vetë drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, i cili ka nisur bisedimet me tre titullarët kuqeblu.

Mala, Hakaj dhe Smajli janë nën kontratë me klubin deri në fund të këtij sezoni, prandaj dhe drejtuesit e Vllaznisë duan të nxitojnë për t’i bindur që të rinovojnë marrëveshjet. Osmani është shprehur se bisedimet janë në rrugën e duhur. “Kemi biseduar edhe jemi në rrugë të mbarë për të rinovuar kontratat me Malën, Hakajn dhe Smajlin.

Shpresoj që të arrijmë marrëveshjet, të cilat mund të them se janë shumë pranë”, ka konfirmuar Osmani. Tre titullarët pritet të japin një përgjigje konkrete për rinovimin e kontratës deri në fund të këtij muaji.

Arena e Lajmit

Situata në Shkodër, disa lojtarë në bisedime për rinovimin me Vllazninë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook