Trajneri i Juventusit, Max Allegri dha mendimin e tij para ndeshjes së Kupës ndaj Frosinones.
“Nuk e di çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kean, unë nuk merrem me merkaton, për atë mendojnë drejtuesit. Për momentin Kean është një lojtar i Juventusit, unë jam i lumtur për atë që ka bërë ai deri në këtë momente.
Ndeshja me Frosinonen është nga ato sfidat teke dhe ata luajnë mirë, prodhojnë futboll. Ne duhet të zhvillojmë një ndeshje serioze dhe me mentalitetin e duhur, pasi Kupa e Italisë është një objektiv i sezonit për Juventusin. Te kjo skuadër ka gjithmonë presion sepse i duhet të fitojë.
Kemi nisur një rrugëtim të ri dhe të ndryshëm nga ai i kaluari, ku ekipi fitoj për 10 vite rresht. Tani skuadra ka ndryshuar shumë dhe ka shumë të rinj në përbërje. Të mendojmë fillimisht për Kupën e Italisë dhe të sigurojmë gjysmëfinalen, më pas vëmendja kalon te kampionati. 400 ndeshje në krye të Juventus? Për mua është një arritje që mbart shumë vlera, kam përpara vetëm dy legjenda si Trapattoni dhe Lippi. Për mua është një nder i madh që arrij në këtë kuotë me Juventusin” – tha ai.
(J.S/)