Politikani Dashamir Shehi tha në “Open” në News 24, se ka firmosur për të 8-ta komisionet parlamentare që ka kërkuar opozita dhe se beson se disa prej tyre do të ngrihen edhe sipas formatit të kërkuar nga Rama.
“Ai e kupton që ata janë rrëmujë nga krahu tjetër. Aksioni opozitar e luajti rolin e vet. Të bëhej mediatik dhe të bëhej i ndjeshëm edhe për ndërkombëtarët që Parlamentit po i hiqet e drejta e komisioneve.
Unë i kam firmosur të 8-ta komisionet parlamentare me dëshirën se një pjesë e tyre do të ngrihen. Jam i sigurt se do të aprovohen dhe do të aprovohen edhe nëse i bëjmë sipas formatit të tij. Unë them që kjo lloj forme aksioni e mbylli detyrimin e vet se kështu po punojmë për Ramën. Ne duhet të hyjmë në Parlament dhe të flasim për ato që ka ndërmend të bëjë për PPP-të. Nëse i gjithë aksioni opozitar reduktohet me vu karriget, them se është reduktive për opozitën vetë.
Ne dolëm dy vjet nga Parlamenti dhe dolëm në demonstratë me 20-30 mijë vetë dhe i paguam një çmim asaj që u larguam. Edi Rama bëri ligjet siç i desh vetë. Ne i bëmë një dëm të madh vetes dhe i lamë edhe bashkitë që u përdorën si levë elektorale. Unë gjykoj që ky lloj aksioni ka mbërritur aty ku ka arritur. Duhet gjetur një formulë tjetër për t’u përballë me kundërshtarin”, tha Shehu.