Pamjet e fundit të Ervis Martinajt/ Shkon me qese ushqimesh në shtëpinë e të dashurës, më pas largohet me makinë

Pamjet e fundit të Ervis Martinajt/ Shkon me qese ushqimesh në

Janë publikuar pamjet e fundit të Ervis Martinajt, para se të zhdukej duke humbur gjurmët në muajin gusht të vitit 2022.

I shumëkërkuari i cili njihet ndryshe si ‘mbreti i lojërave të fatit’ në pamjet e publikuara nga JOQ shihet teksa ngjitet në ashensor me një qese ushqimesh në dorë në një pallat ku banonte e dashura e tij prej 7 vitesh.

Më pas pamjet e regjistruara në 7 grusht 2022 tregojnë momentin kur Ervis Martinaj largohet me mjetin e tij të blinduar tip ‘Benz’ që u gjet i braktisur në shtator të të njëjtit vit në një karburant në rrugën Durrës-Kukës.

Që pas zhdukjes së tij në 9 gusht të vitit 2022, ende nuk dihet asgjë mbi fatin e Martinajt i cili rezulton i përfshirë në disa prej ngjarjeve kriminale më të bujshme në Shqipëri.

Lajme të ndryshme qarkullojnë për fatin e tij por asnjë nuk është konfirmuar. Që prej periudhës kur Martinaj u zhduk, policia ka kryer disa kontrolle në pronat e tij, por pa mundur të gjejë prova që konfirmojnë pista lidhur me zhdukjen e tij.

Pamjet e fundit të Ervis Martinajt/ Shkon me qese ushqimesh në shtëpinë e të dashurës, më pas largohet me makinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook