Atalanta ka eliminuar Milanin, duke shkuar kështu në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Ndeshja, e luajtur në “San Siro” përfundoi 1-2 për të besuarit e Gasperinit.
Kuqezinjtë realizuan të parët me Leaon në minutën e 45-të. Teun Koopmeiners ndëshkoi Maignan në shtesë, për të dërguar skuadrat në barazim në dhomat e zhveshjes.
Skuadra bergamaske e nis mirë pjesën e dytë dhe kalon në epërsi me Teun Koopmeiners, pas një ekzekutimi të saktë të një penalltie. Atalanta merr kështu një kualifikim të rëndësishëm, ndërsa Milani mbyll këtu rrugëtimin e Kupës së Italisë.
(J.S/)