Derbi roman nisi dhe përfundoi me përplasje mes tifozëve. Kaosi pushtoi kryeqytetin italian, përpara se ndeshja të fillonte, ku tifozët nisën të lëshonin ndërmjet tyre flakadanë dhe mjete të forta. Situata dukej se po dilte nga kontrolli duke detyruar edhe Jose Mourinho-n t’i bënte thirrje tifozëve për t’u qetësuar. Situata u përsërit sërish edhe në përfundim të derbit ku u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit për të shmangur përplasjet mes tifozëve. Për fat të keq tensioni dhe përplasja mes tyre vijoi edhe pasi u larguan nga stadiumi.
Një grup tifozësh lacial shkuan një pub që frekuentohet nga tifozët e Romës duke i goditur me shkop bejsbolli dhe me mjete të ftohta. Një person u plagos me thikë duke u shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
()