Tirana do të sfidojë në transfertë nesër Dinamon në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Kategorinë Superiore. Ky do të jetë dueli i parë për vitin 2024. Në prag të këtij takimi ka folur edhe sulmuesi i bardhebluve, Liridon Latifi.
“Faza ka shkuar mjaft mirë dhe shpresoj që 2024 të jetë vetëm me rezultate pozitive të kemi vazhdimësi pasi kjo na ka munguar. Derbi gjithmonë është një ndeshje e cila është 50 me 50 kështu që ne duhet të japim maksimumin tonë për të arritur tek fitorja aty ku kemi synimin.
Normalisht kam vuajtur dhe është e vërtetë që kam arritur 2 gola ndeshjen e fundit dhe shpresoj që të vazhdoj pasi thash më herët se vazhdimësia na ka munguar si ekip por edhe mua në mënyrë individuale.
Tiranën në fund të sezonit e shoh në Final Four dhe më pas shpresoj që të dalim kampion. Gjithçka është shumë e mirë ashtu siç ka qenë me një atmosferë të mirë dhe shokë shumë të mirë dhe gjithçka është ok”, – tha ai në një prononcim për mediat.
()