“Derbi njësoj si sfidat e tjera, vlen 3 pikë”, Julian Ahmataj: Tirana luan në çdo ndeshje për maksimumin

Derbi Dinamo-Tirana do të hapë siparin e ndeshjeve të Kategorisë Superiore, me sfidën që do të zhvillohet në “Niko Dovana” të Durrësit. Trajneri Julian Ahmataj ka dhënë një prononcim për mediat në prag të duelit të nesërm me Dinamon. Ai shprehet se skuadra duhet të bëjë maksimumin për të marrë 3 pikët.

“Si fillim dua të përshëndes të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë për 2024-n, por edhe komunitetin e futbollit dhe ne veçanti komunitetin bardheblu dhe të jetë një vit i mbarë dhe i begatë për familjet e tyre.

Gjithmonë karakteristikë e Tiranës ka qenë që duhet të përshtatet shumë shpejt me ambientet e ndryshme dhe në fusha të vështira dhe kjo duhet të jetë prezent edhe kësaj here. Tirana ka pasur organikë të plotë, por për shkak të dëmtimesh ka qenë organikë e cunguar në fund të kampionatit.

Me kthimin e disa lojtarëve themi që mund të jemi plotësuar, por gjithmonë skuadra ka nevojë për përforcime gjë që ne po shohim mundësitë që janë pasi në merkaton e janarit nuk ka shumë mundësi. Momentalisht të gjithë janë stërvitur shumë mirë dhe kemi bërë një periudhë të shkurtër me ritëm të lartë dhe mendojmë që do jemi në maksimumin tonë në fillimin e ndeshjes.

Ne duhet të jemi të përqendruar pasi çdo ndeshje ka vështirësinë e saj, luhet për 3 pikë dhe duhet të jemi përqendruar që ta marrim dhe të ruajmë vazhdimësinë. Ana psikologjike është një armë plus, Tirana duhet të luftojë dhe sakrifikojë për të marrë rezultatin dhe të bëjë maksimumin. Çdo skuadër ka nevojë për përmirësim, nëse ka prurje të mira, i mirëpresim”, përfundoi ai.

()

Arena e Lajmit

“Derbi njësoj si sfidat e tjera, vlen 3 pikë”, Julian Ahmataj: Tirana luan në çdo ndeshje për maksimumin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook