“Ai i 2015 nuk i përgjigjej realitetit”, Kumbaro prezanton vendimin: Ligji i ri për turizmin, garantojmë konkurrencë të ndershme

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njoftoi sot miratimin e ligjit të ri për turizmin. Gjatë prezantimit të vendimit të miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kumbaro tha se ligji i 2015 nuk i përgjigjej realitetit dhe dinamikave të reja që pësoi turizmi vitin që lamë pas.

“Sot miratuam në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit, ndryshime për një ligj të rëndësishëm. Turizmi ka qenë e do jetë kryefjalë, ligji i 2015 nuk i përgjigjej realitetit dhe dinamikave të reja. Edhe vizioni I qeverisë është shumë më i avancuar se ligji i 2015. Kjo bënte të nevojshme nevojën për ndryshime ligjore, qoftë për realitetet e reja në tregun e turizmit, kërkesat e konsumatorit, për të dhënë garanci më shumë për shërbime më cilësore. Është një mekanizëm edhe për formalizimin e tregut të turizmit.

Garantojmë konkurrencë të ndershme, raport të ndershëm me tatimet në shtet. Gjithashtu institucionet e turizmit që janë brenda ministrisë, ishte e nevojshme që praktika reale të pasqyrohej në ligjin e ri. Nga ana tjetër japim disa nxitje në ligjin e ri për zhvillim të qëndrueshëm gjithëvjetor, me oferta. Fusim disa dispozita që japin një rëndësi më të madhe statistikave në turizëm. Ky draft ka muaj që punohet, është diskutuar në shumë tryeza dhe po ecën paralelisht me dy nisma të tjera, si strategjia kombëtare e turizmit 2024-2030, e cila do mbyllet brenda pranverës së këtij viti.”, -pohoi ajo.

()

Arena e Lajmit

“Ai i 2015 nuk i përgjigjej realitetit”, Kumbaro prezanton vendimin: Ligji i ri për turizmin, garantojmë konkurrencë të ndershme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook