FOTO/ “Spektakël futbolli”, Ancelotti: Reali e ka në ADN përmbysjen, mediat jehonë derbit (VIDEO)

Real Madrid-Atletico rezultoi një derbi i çmendur, 8 gola të shënuar, shtesë, por në fund si gjithnjë fiton Reali. Ky ishte një derbi i veçantë për shumë arsye. Me golin e  shënuar kundër Realit, Griezmann kapi kuotën e 174 golave duke u shndërrua në golashënuesin më të mirë në historinë e Atleticos. Toni Kroos u vërshëllye gjatë gjithë kohës nga tifozët arab, kjo për shkak të deklaratave të tij kohë më parë teksa doli kundër transferimeve të lojtarëve të rinj në Arabinë Saudite, Kroos nuk festoi në golat që shënoi Reali. Pavarësisht polemikave, mediave spanjolle i bënë jehonë këtij takimi:

  • foto galeri
  • foto galeri

“I paharruar”, shkruan AS në faqen e parë. “Madridi fiton një derbi kolosal”, shkruan Marca. Edhe për Ancelottin, një trajner që ka parë shumë sfida të mëdha në karrierën e tij, ky ishte një derbi i paharruar:

“Këto ndeshje do të shërbejnë për të rinjtë, mund të humbasësh, por e rëndësishme është të mos dorëzohesh kurrë. Tensioni ishte i tmerrshëm ndërmjet dy skuadrave që luftuan shumë, ishte një spektakël futbolli. Fituam pasi në fundin e ndeshjes shkuam me më shumë energji. Përmbysja? Nuk më thotë asgjë, kjo është në ADN e Real Madrid, nuk më bën aspak përshtypje, objektivi ynë është të fitojmë trofeun”, u shpreh Ancelotti.

()

Arena e Lajmit

FOTO/ “Spektakël futbolli”, Ancelotti: Reali e ka në ADN përmbysjen, mediat jehonë derbit (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook