Analiza vjetore e Ministrisë së Arsimit/ “Krim ndaj dijes”, Balliu: Nga 42 mln euro, vetëm 79 mijë euro janë përdorur për kërkim shkencor

Duke marrë shkas nga analiza vjetore e Ministrisë së Arsimit, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar ashpër teksa akuzon se miliona euro të arsimit shkojnë për kolltuqe zyrash të administratës.

Në një postimi në rrjetin social Facebook, Balliu shprehet se nga 42 mln euro, vetëm 79 mijë euro janë përdorur për kërkim shkencor, ndërsa e quan këtë si krim ndaj dijes dhe kombit.

Postimi i plotë i Balliut:

Miliona euro te arsimit shkojne per kolltuqe. Krimi i Ramës ndaj arsimit manifeston hapur urrejtjen e tij per dijen. Vjedhja masive perdoret si nje vegel e strategjise se Shqiptaret duhet te mbeten ne terr arsimor e edukativ, ne menyre qe ky njeri te permbushi asgjesimin e kombit Shqiptar.

Ne vitin 2022-2023 plot 42 milion euro jane shpenzimet e univeristeteve, por nga keto 42 milion euro vetem 79 mije euro jane perdorur per kerkim shkencore.

Pjesa derrmuese e fondeve jane perdorur per fasada kolltuqe dhe ballkone.
Nderkohe studentet sot nuk kane as laboratore, as botime dhe as Internet.
Me thjeshte akoma skane ngrohje.

Zyrave te informacionit te universiteteve administrata merr leke per te shperndare fletushka nga zyrat e punes jashte Shqiperise.
Nje trishtim i plote.
Ky krim ndaj dijes eshte nje krim ndaj kombit.

Eshte pergjegjesi kombetare heshtja e institucioneve te drejtesise qe nuk po vepron ndaj zyrtare qe po vrasin kulturen, dijen dhe formin.

()

Arena e Lajmit

Analiza vjetore e Ministrisë së Arsimit/ “Krim ndaj dijes”, Balliu: Nga 42 mln euro, vetëm 79 mijë euro janë përdorur për kërkim shkencor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook