Lamtumira në prag, mesfushori drejt “divorcit” me Milanin

Sipas asaj që raporton Sky, mesfushori Rade Krunic është gjithnjë e më afër lamtumirës nga Milani. Krunic është në tratativa të avancuara me Fenerbahçen, edhe pse mungon tymi i bardhë, i cili pritet të vijë së shpejti. Bëhet fjalë për një akord që do të sjellë 5 milionë euro plus bonuse në arkat e Milanit.

Klubi turk dhe Milani po përgatisin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të përfunduar transferimin dhe më pas, lojtari boshnjak do të mund të fluturojë drejt Turqisë për vizita mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës që do ta lidh atë me skuadrën e re.

Në Milano, përderisa mungon zyrtarizimi, thonë se ende nuk është kryer asgjë.  “Ai është lojtar i Milanit, është nën kontratë me ne dhe për momentin ende nuk kemi ofertën e duhur” – tha Moncada, drejtor i zonës teknike te Milani.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Lamtumira në prag, mesfushori drejt “divorcit” me Milanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook