Festa e Mattia Zaccagni pas golit të fundit ishte mëse e ligjshme në fitoren në derbi kundër Romës, me bardhekaltrit që u kualifikuan në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Por pikërisht ky gëzim zbuloi edhe diçka tjetër, partnerja e tij Chiara Nasti është në pritje të fëmijës së dytë.
Konfirmimi ka mbërritur edhe në Instagram, ku influencuesja ka ripostuar gjestin e të shoqit me topin poshtë fanellës, duke shkruar: “Baby 2 së shpejti”. Megjithatë, një komentus vendosi të sulmojë çiftin me një gjuhë jo të përshtatshme: “Shuma e një pagese hipotetike të mirëmbajtjes rritet”.
Nuk vonoi përgjigja e Chiarës, shumë e mërzitur: “Sa të turpshme janë këto komente. Ne e duam njëri-tjetrin, duam t’i japim një vëlla apo motër të vogël djalit tonë, pse të mendojmë për gjëra të tilla? Ju shkruani gjëra të këqija sepse ne jemi shumë të gëzuar, pse duhet ta bëni këtë” – shkroi lady Zaccagni, e cila nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës së dytë që është në pritje.
()