Ahmetaj prej 6 muajsh në arrati, KQZ me njoftim zyrtar: Bici refuzoi mandatin për deputete, PS duhet të…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se mandati i ish zv. kryeministrit Arben Ahmetaj është refuzuar nga Dallëndyshe Bici, e cila ishte emri i radhës në listë.

Kujtojmë se Ahmetajt iu dogj mandati pasi për një periudhë 6 mujore nuk u paraqit në Kuvend, sepse është në arrati. Ndaj tij janë ngritur tre akuza penale nga SPAK, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie.

Në lidhje me këtë fakt, Kuvendi njoftoi me anë të një shkrese dy ditë më parë KQZ-në.

Ndërkohë emri i radhës në listë është ai i Pjerin Ndrecës.

Arena e Lajmit

Ahmetaj prej 6 muajsh në arrati, KQZ me njoftim zyrtar: Bici refuzoi mandatin për deputete, PS duhet të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook