Tashmë me miratim nga Presidenti, Blendi Gonxhe është emëruar në krye të Ministrisë së re të krijuar nga Rama, ajo e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Kështu Ervin Mete, është emëruar në krye të Ministrisë së Financave, ndërsa më parë drejtonte Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Ndërkohë Elva Margariti është shkarkuar nga ajo e “Kulturës”.
Propozimet u bënë pak ditë më parë nga kreu i qeverisë, Edi Rama.