Policia Rrugore e Tiranës apel qytetarëve: Respektoni qarkullimin rrugor, në kamerat e sigurisë kemi kapur shkelje të…

Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës i bën thirrje qytetarëve të respektojnë Kodin Rrugor të Qarkullimit, teksa bën me dije se janë kapur në kamerat e sigurisë shkelje të rregullave nga këmbësorët, çiklistët dhe përdoruesit e makinave.

Sakaq i bën apel këmbësorëve që të mos kalojnë rrugën jashtë vendkalimeve të këmbësorëve, pasi është rrezik për jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Njoftimi:

Vëmendje të gjithë përdoruesve te rrugës!

Ne si Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës jemi përkushtuar për të ruajtur sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugëve. Së fundmi, kemi kapur në kamera shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorë, çiklistë dhe përdorues të patinave elektrike.

Kujdes! Të mos kaloni rrugën jashtë vendkalimeve të këmbësorëve. Është jo vetëm shkelje e ligjit, por edhe rrezik për jetën tuaj dhe të të tjerëve.

Çiklistët dhe përdoruesit e patinave elektrike: Ju lutemi përdorni vendkalimet tuaja të dedikuara. Kjo ndihmon në mbajtjen e një qarkullimi të sigurt dhe të rregullt për të gjithë.

Ne do të jemi të vendosur dhe strikt ndaj çdo shkeljeje të rregullave të qarkullimit. Siguria rrugore është përgjegjësi e të gjithëve!

Ndajeni këtë mesazh për të ndërgjegjësuar më shumë njerëz rreth rëndësisë së respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Faleminderit për bashkëpunimin!

Arena e Lajmit

Policia Rrugore e Tiranës apel qytetarëve: Respektoni qarkullimin rrugor, në kamerat e sigurisë kemi kapur shkelje të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook