“Faleminderit Franz”, Bayern Munich homazhe për Beckenbauer, tifozët nderojnë legjendën (VIDEO)

“Allianz Arena”, tifozët, lojtarët, ish bashkudhëtarë ndër vite, të gjithë nderuan me respekt legjendën e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, i cili u nda nga jeta më 7 janar në moshën 78-vjeçare. Përpara se të fillonte sfida me Hoffenheim, lojtarët zbritën në fushë me fanellën me numrin pesë dhe me mbishkrimin: “Faleminderit Franz”. Në çdo cep të stadiumin, tifozët dhe organizatorët ishin kujdesur të kujtonin “Kaizerin” e tyre, njeriun simbol të futbollit gjerman.

Përpara se të fillonte sfida, në mesin e fushës u vendos dhe një banderolë gjigande me imazhin e tij ndërsa lojtarët dhe tifozët mbajtën një minutë heshtje. Pas ndeshjes të gjithë fanellat e lojtarëve do të firmosen dhe do të shiten ndërsa fitimet do të shkojnë për fondacionin Franz Beckenbauer.

()

Arena e Lajmit

“Faleminderit Franz”, Bayern Munich homazhe për Beckenbauer, tifozët nderojnë legjendën (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook