Mposhtën Juventusin dhe fituan Kupën e Italisë, Inzagi: Ky Inter nuk dorëzohet! Mendjen te kampionati

Simone Iznagi ia doli edhe një herë tjetër të mposhtte Masimiliano Alegrin në finalen që i siguroi trofeun e tij të dytë në krye të Interit, një sfidë që është përjetuar me tension të madh dhe me shumë reagime nga ana e teknikut.

INZAGI 1

“Isha shumë i qetë për ndeshjen, por siç e patë aty në vijën e fushës kam bërë një stërvitje të mirë, m’u desh të shkoja lart e poshtë gjithë kohën, por fatmirësisht ia vlejti”, e nisi duke buzëqeshur fjalën e tij Inzagi që para se të shprehte gjithë gëzimin e tij u ndal në analizën e ndeshjes.

“Duhet të kishim evituar ata dy gola, na dëmtuan, por kjo është ndeshja e 50-të e djemve dhe është e pamundur që t’u kërkoj më shumë.

Grupi është fantastik, ata që hynë bënë gjërat e duhura dhe merituan pa dyshim trofeun. Kundërshtari ishte shumë i fortë, por ne treguam që nuk dorëzohemi kurrë dhe tani na ngelet vetëm të gëzojmë”, u shpreh Inzagi që më pas fol bëri një rezyme të ecurisë së deritanishme dhe tregoi domethënien e të gjithës për të.

TRIUMFI – “E ndaj këtë triumf me të gjithë stafin dhe tifozët sepse që nga dita që kam shkelur këtu të gjithë kanë qenë të palodhur në punën që kanë bërë dhe mbështetjen që na kanë dhënë.

Kemi luajtur fazën e 1/8-ave në Champions League ndaj Liverpulit dhe e kemi mundur vetëm ne, por jemi krenarë për atë që kemi bërë deri më tani.

Kemi konfirmuar objektivat dhe kemi shkuar përtej tyre. Kam një grup fantastik që na ka dhënë kënaqësi që këtu mungonin prej 10-12 vitesh. Në nivel personal kam fituar shumë në këto 6 vite dhe jam i lumtur për këtë.

Unë vetë e di nga jemi nisur dhe çfarë më kërkohet. Ky është trofeu i dytë, objektivat kanë ardhur gjithnjë në rritje dhe kemi arritur të marrim fitoret duke bërë gjithmonë ndeshje të bukura.

Tani kemi dy të fundit në kampionat dhe kemi shumë besim për to. Na ngelet vetëm të shohim si do të shkojë”.

Arena e Lajmit


Mposhtën Juventusin dhe fituan Kupën e Italisë, Inzagi: Ky Inter nuk dorëzohet! Mendjen te kampionati

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook