Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Shehu shtron pyetjen se pse qeveria nuk reagon në lidhje me sulmet e SHBA dhe të Britanisë ndaj rebelëve Houthi apo dhe për pajisjen nga SHBA të Kosovës me raketa.
REAGIMI I SHEHUT
“Amerikanizmi” qe fsheh “antiamerikanizëm” e “anti perëndim”!
Kjo jo vetem per Ramen&Co ne qeverisje.
Por dhe per ata “opozitare por amerikane”, qe vetem heshtin kur duhet folur ne mbeshtetje te amerikanizmit!
Natyrshem duhet pyetur Rama, per cilat arsye kjo Qeveri hesht edhe keto dite kur ShBA, Britania po godet bazat pirateske te terroristeve Houthi ne Jemen.
Pse nuk solidarizohet ne parim me keto aksione ne mbrojtje te tregtise, lirive, pavaresisht mundesive e dimensioneve tona reale?
Kete e kane deklaruar vendet e tjera Perendimore.
Solidarizim e mbeshtetje, qe e deklaroi dje edhe Kosova.
Ndersa ketu, nje vend anëtar i NATO, heshtet nga Rilindja si dhe nga te gjithe ata, qe kerkojne te fshihen nen „flamurin e amerikanizmit”…..
Asnjë shpjegim nga Qeveria për aventurat e Shqipërisë ne KS apo dhe Asamblene e OKB, ndesh me voten amerikane per Lindjen e Mesme, kur duhej sinkron me ate.
Sinkron ne keto politika globale, vecanerisht per ato zona te komplikuara larg nesh, ku as kemi interesa specifike e as influencojme dot!
Asnjë falënderim per ShBA per dhenien e raketave Kosoves, nje vendim gjeo strategjik ky.
Asnjë kritike per Qeverinë, qofte dhe prononcim nga te vete quajturit “opozitare pro amerikane”, per keto pozicione te maxhorances ndesh me ShBA, me interesat tona kombetare.
Te cilet kur eshte fjala per te fshehur ‘pazaret’ ne kurriz te demokracisë sone, apo friken e tyre ndaj te vertetes, nuk lene rast pa tundur „amerikanizmin“ e tyre!
Ashtu si dhe Rama vepron, qofte edhe ne Parlament!
Nje “dry” i madh ja mbyll gojen Rames per te shprehur “amerikanizmin” pikërisht per keto çështje strategjike, e domosdoshme kjo!