Industria e automobilave i ka hapur dyert tashmë inteligjencës artificiale. Në panairin e teknologjisë në Las Vegas të shteteve të bashkuara gjiganti gjerman “Mercedez Benz” zbuloi automjetin e tij elektrik të klasës Concept C.L.A, që përmban një pult të fuqizuar nga inteligjenca artificiale.
“Është absolutisht e mahnitshme dhe është makina e së ardhmes dhe mendoj se nëse do të jetë e disponueshme, do ta blija”, tha Matthee Kaza, një ekspert elektronike nga Polonia.
Të pranishmit e tjerë ishin më të kujdesshëm ndaj produkteve të AI. “Pyes veten, a është kjo rruga e së ardhmes apo jo? Më pëlqen, por megjithatë jam në mëdyshje”, thotë një vizitor i panairit nga Nju Jorkut.
“Mercedez Benz” lançoi gjithashtu një asistent të ri virtual të aftë për të ofruar sugjerime të bazuara në kontekst dhe për t’u angazhuar në dialog me përdoruesit, duke sinjalizuar një hap tjetër përpara në përdorimin e inteligjencës artificiale në autovetura.
“Mercedez Benz” deklaroi se një veçori e shtuar e asistentit të saj të ri zanor ishte një kontroll besueshmërie për përgjigjet që ofron. Ai do të kontrollojë rekomandimet nëpërmjet të dhënave në rrjetet kompjuterike dhe vetë-raportimin e klientëve, për shembull, duke rekomanduar nëse një restorant ose dyqan është mbyllur ose jo.
Gjiganti tjetër gjerman “BMW” prezantoi një sistem parkimi me shërbim në telekomandë, dhe një asistent personal të fuqizuar nga inteligjenca artificiale që mund të komunikojë me shoferin dhe pasagjerët për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me makinën.
I projektuar për njerëzit që janë me nxitim dhe nuk kanë kohë për të parkuar, sistemi i parkimit me shërbim në telekomandë do t’u mundësonte drejtuesve të “BMW” të lënë makinat e tyre jashtë një qendre tregtare ose aeroporti për shembull, dhe të kërkojnë nga një operator që të marrë kontrollin e automjetin e tyre përmes aplikacionit “My BMW”.
Operatori më pas do t’i drejtonte nga distanca dhe do të parkonte makinën e tyre, duke kursyer kohë dhe duke shmangur telashet për të gjetur një vend parkimi “BMW” zbuloi gjithashtu një version të ardhshëm të asistentit të saj personal në makinë që përdor modelin e ri të “Alexas” së “Amazon” për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me automjetet e saj.
Po në panairin e teknologjisë në Las Vegas prodhuesi Koreano jugor “Hyundai” prezantoi një Concept car, që mund të parkohet lehtësisht.
Koncepti i makinës elektrike MOBION “Crab Walk” i “Hyundai Mobis” mund të jetë zgjidhja, për ata që kanë probleme me parkimin.
E përkryer për t’u përshtatur në hapësira parkimi të ngushta, për të bërë kthesa 360 gradë ose për të rrëshqitur diagonalisht nëpër korsi, “MOBIUS” përmban “Sistemin e-Corner” inovacion që lejon të katër rrotat e makinës të rrotullohen dhe të lëvizin në mënyrë të pavarur, duke bërë të mundur pothuajse çdo manovër, duke lejuar autoveturën të lëvizë anash si gaforre, diagonalisht ose të bëjë rrotullime në aksin e saj.