Aksident në Sarandë, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi dhe i mituri (VIDEO)

Image00002

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në Sarandë. Ngjarja ndodhi para pak minutash tek kryqëzimi në afërsi të rrugës nr.4 të qytetit.

Nga aksidenti u dëmtua drejtuesi dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar në spital.

Nga aksidenti u dëmtuan edhe mjete të tjera.

Njoftimi i Policisë:
Sarandë/ Informacion paraprak

Më datë 02.06.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr.3, Sarandë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin L. R., 57 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. R. dhe pasagjerët në mjet, shtetasit L. R., 54 vjeçe, P. R., 31 vjeçe, si dhe një shtetas i mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve, jashte rrezikut per jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Arena e Lajmit

Aksident në Sarandë, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi dhe i mituri (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook