Leverkusen vuan por fiton 0-1 ndaj Augsburg. “Aspirinat” iu falën golit të Palacios në shtesë, për t’u shpallur “Kampione e Dimrit”. Ekipi i Xabi Alonsos realizoi edhe të 72-tën minutë, por goli i Tietz u konsiderua pozicion jashtë loje.
Me këtë rezultat, Leverkusen kryeson me 45 pikë, 4 më shumë se Bayern që ende nuk ka zhvilluar takimin e kësaj jave. Në krahun tjetër, Augsburg endet në mesin e tabelës.
Në ndeshjet e tjera të kampionatit gjerman, Koln barazoi 1-1 me Heidenheim, Union Berlin nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Freiburg, ndërsa Frankurt mundi 0-1 Leipizg.
(J.S/)