Presidenti i KE e thotë hapur: Personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur dhe uroj që të gjithë të bashkohen në këtë nismë

Michel6

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel është shprehur pro nismës rajonale “Open Balkan”, ku deri tani janë bashkuar vetëm 3 vende, Shqipëri, Sertbi dhe Maqedoni e Veriut.

“Lidhur me pyetjen e parë, është e përligjur që në Shqipëri të ketë padurim për të kaluar këtë pengesë dhe për të filluar këtë negociatë sa më shpejt. Unë jam një partner dhe një mik i angazhuar për të zgjidhur vështirësitë me të cilat jemi konfrontuar. Pas disa javësh do kemi një mbledhje të pres franceze. Ne do ta bëjmë vlerësimin….

Pozita e kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe e përligjur.

Për sa i përket Ballkanit të Hapur, unë personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur dhe uroj që të gjithë të bashkohen në këtë nismë. Sa më shumë që të jenë aq më të mëdha mundësitë për të bashkëpunuar për të forcuar strukturat ekonomike e politike. Kjo do ta lehtësojë afrimin e BP në BE. Me paketa financiare shumë të mëdha që BE ka aktivizuar për BP. Janë paketa që kërkojnë të favorizojnë lidhjet rajonale për të rritur bashkëpunimin ekonomik.”

Presidenti i KE e thotë hapur: Personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur dhe uroj që të gjithë të bashkohen në këtë nismë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook