Manchester City triumfoi 2-3 ndaj Newcastle, në supersfidën e mbajtur në St. James’ Park. Takimi u zhbllokua në minutën e 26-të, kur Silva me një lëvizje të bukur, shfrytëzoi në maksimun një asist të Walker.
Kampionët e Anglisë u përmbysën që në pjesë e parë, pas golave të Isak dhe Gordon. “Qytetarët” barazuan llogaritë me De Bruyne, çerek ore përpara vërshëllimës përfundimtare të arbitrit.
Në minutën e 90-të, skuadra nga Manchesteri festoi golin e Bobb, i cili i dhuroi 3 pikët ekipit të Guardiolës. Me këtë rezultat, City renditet në vendin e dytë me 43 pikë. Newcastle renditet në vendin e 10-të.
(J.S/)