Zjarri në pavionin e kirurgjisë në Shkodër, MSH: Spitali vijon dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë, po hetohen shkaqet

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas zjarrit që përfshiu pavionin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.

Sipas MSH, edhe pse po vijohet me hetimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, që për fat të mirë nuk ka të lënduar, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë.

“Në një nga dhomat e mjekut në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Shkodrës, sot ka rënë një zjarr në orët e pasdites së vonë, i cili është vënë nën kontroll menjëherë falë punës dhe bashkëpunimit mes stafit të spitalit dhe zjarrfikësve.

Shprehim një falënderim të veçantë për zjarrfikësit në detyrë dhe për të gjithë stafin e spitalit, të cilët janë mobilizuar në mënyrë të menjëhershme dhe kanë vepruar shumë shpejt për të transportuar pacientët në pjesën tjetër të repartit, për të marrë në garanci jetën dhe shëndetin e tyre. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.

Edhe pse shkaqet e kësaj ngjarje janë ende duke u hetuar, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Arena e Lajmit

Zjarri në pavionin e kirurgjisë në Shkodër, MSH: Spitali vijon dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë, po hetohen shkaqet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook