Zëvendës-trajneri i Kukësit, Oltijon Kërnaja iu përgjigj pyetjeve të gazetarit pas humbjes 1-0 me Vllazninë.
“Provuam me të gjitha mënyrat, ajo që nuk shkoi ishte finalizimi. Morëm një penallti, luajtëm mirë pavarësisht një gabimi në minutën e parë. Ky është futbolli, ndonjëherë nuk fiton më i miri.
Penalltia e Rashitit? Rashiti është i përzgjedhuri, por u çuditëm të gjithë kur e humbi. Ndodh në futboll dhe u ka ndodhur lojtarëve më të mirë në botë.
Patëm 2-3 raste me lojtarin e ri, përforcime te reja bënë mirë. Do të kemi edhe një tjetër në ditët në vijim, jemi në bisedime.
Nica ka dhënë dorëheqjen? Jo nuk është e vërtetë, është thjeshtë i pakënaqur me ndeshjen sot. Nuk e meritonim këtë humbje sot. Është një ndeshje që nuk duhej humbur. Gjatë 90 minutave kontrolluam topin, e kuptoj profesorin që është i mërzitur në këtë pjesë.”