Barazim spektakolar 2-2 mes Manchester United dhe Tottenham, në supersfidën e Premier League, të mbajtur në “Old Trafford”. Vendasit realizuan të parët me Hojlund në minutën e 3-të, përpara se Richarlison të barazonte shifrat në të 19-tën. “Djajtë e kuq” mbyllën pjesën e parë ne epërsi, pas golit të Rashford.
Spurs e filluan mirë pjesën e dytë dhe “tundën rrjetën’ me Bentancur. Takimi përfundoi 2-2, pavarësisht rasteve të krijuara.
Me këtë rezultat, djemtë e Ten Hag mbajnë vendin e shtatë me 32 pikë. Të besuarit e Postecoglou A pozicionohen në zonën e Europës, në vendin e pestë me 40 pikë. Ky takim ishte i fundit për sonte, për llogari të Premier League.
(J.S/)