Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka përkujtuar masakrën e Reçakut.
Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se në këtë 25-vjetor nderimi shkon për viktimat e këtij spastrimi etnik të Kosovës që tronditi botën.
“25 vite nga Masakra e Reçakut! Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën”, shkruan Rama.