Nis sot sesioni i ri parlamentar, gazetari zbulon skenarët e opozitës: Ja çfarë pritet të ndodhë në Kuvend

Në orën 17:00  kur do të mbahet dhe seanca e parë plenare për këtë vit të ri.

Gazetari Osman Stafa na një komunikim të drejtpërdrejtë për News24, zbuloi se çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend.

Ai u shpreh se pritet që kjo seancë e parë të jetë një fotografi e gjithë seancave të tre muajve të kaluar të seancave dhe se pritet vazhdimi i aksionin opozitar në Parlament.

“Pritet që kjo seancë e parë të jetë një fotografi e gjithë seancave gjatë tre muajve të kaluar. Në këtë nisje të sesionit të ri parlamentar nga opozita nuk priten lajme të reja, pasi do të vazhdojë skenari i aksionit parlamentar. Opozita ka kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore, tre çështje që lidhen me koncesionet shëndetësore, të dhënat e sistemit TIMS dhe konflikti i interesit mes zyrtarëve dhe ata që përfitojnë si ‘investitor strategjik’.

Grupi i PD kërkon zëvendësimin e zotit Alibeaj me Bylykbashin. Sot po ashtu pritet që Presidenti të mbajë një fjalë në Parlament, ku pritet dhe reagimi i opozitës. Sipas kreut të grupit të PD, Gazment Bardhit, kjo betejë që ka nisur opozita lidhet me shkeljet kushtetuese që mazhoranca ka bërë për mos ngritjen e komisioneve hetimore. Po ashtu pritet që në këtë çështje të përfshihet dhe faktori ndërkombëtar. Dita e sotme pritet të ketë një formë proteste, tensionesh të deputetëve të opozitës, dhe nëse Begaj mban fjalën e tij në parlament mund të ketë tentativë për ta bllokuar”, raportoi ‘live’ gazetari Stafa.

()

Arena e Lajmit

Nis sot sesioni i ri parlamentar, gazetari zbulon skenarët e opozitës: Ja çfarë pritet të ndodhë në Kuvend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook