65 minuta ndaj Fulham, Broja përfshihet në formacionin e javës në Premier League

Armando Broja luajti 65 minuta ndaj Fulham, në ndeshjen e fundjavës. Edhe pse nuk shënoi, sulmuesi shqiptar i Chelsea është përzgjedhur në formacionin e javës në Premier League.

Paraqitja e futbollistit kuqezi është vlerësuar me notën 7.29. Armando Broja vjen pas një periudhe të vështirë, ku mbeti jashtë fushave për një kohë të gjatë për shkak dëmtimi.

Në 13 ndeshje kampionati të 2023/2024, ai ka “tundur rrjetën” një herë. Trajneri i Bluve të Londrës, Pochettino ka besim te ai, për shkak të cilësive të mëdha që ka lojtari.

 

Armando Broja Formacion1

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

65 minuta ndaj Fulham, Broja përfshihet në formacionin e javës në Premier League

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook